Vdes kryetari i parë i Podujevës

Aktuale

Vdes kryetari i parë i Podujevës

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:12
Sylejman Gashi

Sot ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë treguar se varrimi i Gashit do të bëhet të mërkurën, në varrezat e fshatit Dobërdol.

“Ju njoftojm se sot, ndërroi jetë babai ynë, Sylejman Qerim Gashi, duke na lënë të pikëlluar përjetësisht! Varrimi bëhet nesër, me datën 1 dhjetor 2021 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Dobërdol”, kanë shkruar familjarët.

Gashi ishte emëruar kryetar i Podujevës pas luftës, deri në zgjedhjet e para komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat