Raporti i MSH: Më shumë të shëruar se raste pozitive me Covid-19

Aktuale

Raporti i MSH: Më shumë të shëruar se raste pozitive me Covid-19

Nga: G.B Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

01.Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat