Ish-luftëtari Fehmi Beqiri thotë se Adem Jashari asnjëherë s’është arrestuar, janë spekulime

Aktuale

Ish-luftëtari Fehmi Beqiri thotë se Adem Jashari asnjëherë s’është arrestuar, janë spekulime

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:17
Adem Jashari

Ish-luftëtari Fehmi Beqiri, ka thënë se Adem Jashari asnjëherë nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Beqiri tha se ky është një spekulim i rëndë sepse baca Adem asnjëherë nuk e ka lejuar vetën të arrestohet.

“Ai është spekulim i rëndë, baci Adem nuk e ka lejuar vetën të arrestohet”, ka thënë Beqiri.

Tutje, bashkëluftëtari i Adem Jasharit tha se ky i fundit asnjëherë nuk ka hyrë atje ku nuk e ka vendin.

“Nuk ka hyrë aty ku nuk e ka pasur vendin ai burrë”, shtoi Beqiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat