Tahiri: E kam ditur që s’fitoj në Podujevë, por u

Aktuale

Tahiri: E kam ditur që s’fitoj në Podujevë, por u

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:44
Besnik Tahiri

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, për kryetar të Podujevës, ka thënë se e ka ditur që nuk do të fitojë në këtë komunë, por se është nxehur pak në fushatë.

Besnik Tahiri ka thënë se ka qenë kënaqësi e madhe fushata që ka mbajtur në Podujevë, e sidomos aktivitetet 8 mujore.

Ai ka folur edhe për rezultatin zgjedhor, ku ka thënë se e ka ditur që nuk do të fitojë.

“Kur kam hy në garë unë nuk kam besu që do të fitojë, por masanej duke e ndërtu ekipin, kogja u nxeha mirëpo në fund e mora at rezultat”, ka thënë Tahiri.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Besnik Tahiri u radhit i katërti me 4 % apo me 1531 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat