​23 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi

Aktuale

​23 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 07:32
Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Ilir Durmishi me bashkëluftëtarët, Afrim Maliqin e Hyzri Talla u vranë nga një pritë e organizuar të pushtuesve serbë, derisa ishte duke lëvizur me veturë në Bregun e Diellit në Prishtinë, më 2 dhjetor të vitit 1998.

Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve llapjanë. Ata u vranë nga shërbimi serb afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat