​Presidentja Osmani nderon viktimat e aksidenti tragjik në Bullgari

Aktuale

​Presidentja Osmani nderon viktimat e aksidenti tragjik në Bullgari

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Në aeroportin e Shkupit tashmë kanë arritur trupat e 45 viktimave të aksidentit që ndodhi në autostradën e Strumës në Bullgari.

Në ceremoninë e pritjes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë edhe homazhe tek trupat e pajetë.

Pranë trupave të pajetë u vendosen kurora lulesh me mbishkrim “I përjetshëm kujtimi për ju”.

Nderime pranë trupave të viktimave bëri edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev.

Lule në nderim të viktimave vendosi edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kujtojmë që më 23 nëntor në autostradën e Strumës u aksidentua autobusi i “Besa Trans” me 52 pasagjerë, ku prej tyre 45 persona humbën jetë dhe 7 të tjerë u lënduan.

Se si ndodhi aksidenti tragjik që tronditi çdo qytetarë, ende nuk dihet saktësisht. Në drejtim të kësaj janë duke u bërë edhe ekspertiza.

Sipas ekspertizës së re bullgare të enjten u tha se bankinat në pushimoren e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e “Besa Trans” kanë qenë të vendosura gabimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat