Bajqinovci i quan të pavërteta raportimet rreth ngjyrosjes së autoblindave të FSK-së

Aktuale

Bajqinovci i quan të pavërteta raportimet rreth ngjyrosjes së autoblindave të FSK-së

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:09
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë të pavërteta raportimet se janë dhënë pajisje ushtarake për Policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri.

Bajqinovci po ashtu ka pohuar se nuk ka as notë proteste për FSK-në.

“Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri. Nuk ka notë proteste për FSK-në. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj pune”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, i ka quajtur të pavërteta dhe trillime raportimet për ngjyrosje të autoblindave të FSK-së dhe përdorimin e tyre nga Policia e Kosovës.

“Ne aspirojmë NATO-n, s’ka nevojë pasi kemi blinda të Policisë së Kosovës boll dhe ajo është e zonja t’i menaxhojë këto situata. Këto janë disa trillime të panevojshme… Gjithë herë kur marrim kontingjent armatim ose diçka vjen ajo si vërejtje ose letër. Nuk ka notë proteste apo diplomatike në kundërshtim me diçka. Ajo është përpara aty dhe pastaj është lulëzu nga disa medie”, theksoi Berisha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat