Xhevdet Pozhari: Arben Vitia bën mirë të largohet nga politika

Aktuale

Xhevdet Pozhari: Arben Vitia bën mirë të largohet nga politika

Nga: M.L. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Xhevdet Pozhari:

Gjatë ditës së sotme u raportua se Valbon Krasniqi pritet të shkarkohet nga posti i drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së) dhe në vend të tij të vij ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky lajm ndonëse jo i konfirmuar zyrtarisht ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale dhe në opinion.

Raportohet se Vitia nuk ka as të drejt ligjore që si ish ministër të marr postin e drejtorit të SHSKUK-së.

Ka reaguar edhe analisti Xhevdet Pozhari. Madje pas këtij lajmi, ai ka sugjeruar Vitinë që ta lë politikën pasi nuk është koha e njerëzve të ndershëm.

Arben Vitia bën mirë të largohet nga politika. Nuk është koha e njerëzve të ndershëm! Vazhdoni me dallaveregji”, shkruan Pozhari në postimin e tij..

Ndryshe, kujtojmë se Arben Vitia e la postin e Ministrit të Shëndetësisë, për t`i hyrë garës për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së. Ai mposht nga Përparim Rama i LDK-së në balotazh. A

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat