Policia viziton banorët e ngujuar nga bora në Rugovë

Aktuale

Policia viziton banorët e ngujuar nga bora në Rugovë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:11
Policia

Policia e Kosovës ka vizituar banorët që deklaruan se kanë mbetur të ngujuar në Stankaj të Rugovës, për shkak të motit.

Dje u raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës.

Kurse, sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F., si dhe D.N., me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë.

“Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, njofton Policia.

Postimi:

Policia e Kosovës viziton banorët që deklaruan se kanë mbetur të ngujuar në Stankaj të Rugovës

Dje, më datë 02.12.2021, nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës.

Sot, më datë 03.12.2021, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë.

Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat