Arrestimi i 31 personave në Kosovë, ky është reagimi i Faton Pecit

Aktuale

Arrestimi i 31 personave në Kosovë, ky është reagimi i Faton Pecit

Nga: P.R Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:31
Faton Peci

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku në lokacione të ndryshme janë arrestuar 31 persona lidhur me rastin Subvencioni 2021.

"Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për rastin Subvencioni 2021, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës. Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK”, ka njoftuar ndër tjerash Prokuroria Speciale përmes një komunikate.

E në një postim në facebook, lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti "subvencioni 2021" dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë”, ka shkruar Peci, përcjellë “Bota sot”.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për ti dhën epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës është imperativ i kohës”, përfundon reagimin e tij, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat