Mjeku i QKUK-së kërkesë deputetëve: Zbritni rrogat tuaja në 600 euro

Aktuale

Mjeku i QKUK-së kërkesë deputetëve: Zbritni rrogat tuaja në 600 euro

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:05
Fotografi e marr nga Facebooku i mjekut Xhevdet Çuni

Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, Xhevdet Çuni është deklaruar rreth grevave të fundit që po mbahen nga sistemin shëndetësor në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “A do të ishte më mirë sikur deputetët, gjyqësori dhe shumë e shumë pozita të tjera në Kosovë ta tregojnë atdhedashurinë e tyre duke zbritur rrogat e tyre në sistemin publik në 600 euro, aq sa i merr një mjek me shkollim superior dhjetëra herë më të gjatë se sa ai i tyre”.

 Postim i plotë:

Dhunë, viktima, ngatërrësa familjare dhe prapë Reciklim dhune…!

Mungesa e Programeve Edukative dhe Arsimore nëpër shkolla, në programet televizive dhe në familjet tona po e bëjnë Kosovën tonë të brishte çdo ditë e më shumë Arenë të gladiatorëve! Nuk ka asnjë ditë të vetme që sallat operative emergjente në QKUK nuk trajtojnë rastet e tilla kur nuk kemi as kohën e nevojshme që paraprakisht ti diagnostikojme si duhet por urgjent duhet t’i fusim në salla operative se koha nuk pret! Shpenzojmë materialet mjekësore të nevojshme për të sëmurë të tjerë që presin zgjidhje operative, i dermojmë kirurget kujdestar deri në orët e mëngjesit të ditës së ardhshme, konsumojmë rezervat e Transfuzionit dhe e dëmtojmë akoma më shumë edhe ashtu të dermuar Shëndetësinë kosovare!

Pas tërë këtyre ngjarjeve tmerruese edhe për vetë Gladiatorët e Athinës, këta supernjerëz i detyrojmë të bëjnë Greve për të drejta bazike!

Athua a do të ishte më mirë sikur Deputetët, Gjyqësori dhe shumë e shumë pozita të tjera në Kosovë ta tregojnë atdhedashurinë e tyre duke zbritur rrogat e tyre në Sistemin publik në 600 Euro aq sa i merr nje mjek me shkollim superior dhjetëra herë më të gjatë se sa ai i tyre!

Atëherë sigurisht se do të kishim Fonde për specializantet, pensionistet, artistet, arsimtaret, policine, Fsk ,OVL, te semuarit me nje fjale per te gjithe!

Atehere besoj se te gjithe ne, Kosoven do ta kishim dashur me shume dhe njesoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat