Sejdiu: Kosova i është përherë mirënjohëse kontributit të Bob Dole për lirinë dhe pavarësinë e saj

Aktuale

Sejdiu: Kosova i është përherë mirënjohëse kontributit të Bob Dole për lirinë dhe pavarësinë e saj

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 22:30
Fatmir Sejdiu, Bob Dole, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti

Ish-presindeti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit amerikan Bob Dole.

Ai me anë të një postimi ka thënë se, ai ishte i veçantë në gjithçka, prej heroizmave dhe trimërive personale që i dhanë shëmbëlltyrën e një heroi të vërtetë, e që Bob Dole mbetet shembull unikal karrshi sfidave të shumta që i kapërceu me sukses.

“Mësimet dhe urtia e tij më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Shkrimi në Facebook:

U prehsh në paqe, mik i madh i shqiptarëve!

Është lajm i dhimbshëm shkuarja në amshim e Senatorit Robert Dole, njeriu që gjithë jetën e tij të gati plot një shekulli e qoi në luftë për paqe, drejtësi dhe liri njerëzore, jo vetëm në vendin e tij të bekuar, por u angazhua për lirinë e popujve të shtypur siç ishim ne - shqiparët e Kosovës.

Ishte i veçantë në gjithçka, prej heroizmave dhe trimërive personale që i dhanë shëmbëlltyrën e një heroi të vërtetë, Bob Dole mbetet shembull unikal karrshi sfidave të shumta që i kapërceu me sukses.

Kosova i është përherë mirënjohëse kontributit të tij në kuftën për lirinë dhe pavarësinë e saj!

Pata privilegjin ta takoj shumë herë, edhe për të gjallë të Presidentit Rugova e edhe në periudha të mëvonshme.

Mësimet dhe urtia e tij më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme.

Zoti e bekoftē Senatorin Bob Dole!

Zoti i bekoftë SHBA-të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat