Kurti: Deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan Dole në një minutë heshtje, veç pse është mik i shqiptarëve

Aktuale

Kurti: Deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan Dole në një minutë heshtje, veç pse është mik i shqiptarëve

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:19
Bob Dole

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minut heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole.

Por, deputetët serbë nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij, e kjo sipas deputetes së LVV-së, Tinka Kurti, është bërë vetëm pse Dole njihej si mik i shqiptarëve.

Kurti shkruan se deputetët serbë janë ende të politika e para 20-30 vitesh.

Postimi i saj i plotë:

Deputetët e Listës Serbe nuk ngrihen në këmbë në minutin e heshtjes për ndërimin e vepres së diplomatit amerikan Bob Dole.

Vec pse njihej si miku i shqiptarëve sot nuk janë as të e njerëzishmja. Ata po i hakmerren për qëndrimet e tij, sidomos në vitet e ’90-ta. Pra ende janë te politika e para 30 e 20 vjetesh.

As te minimumi i respektit në raste vdekjesh ku bashkohen njerëzimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat