Vdes i burgosuri në Qendrën e Paraburgimit Prizren, dyshohet se vari veten

Aktuale

Vdes i burgosuri në Qendrën e Paraburgimit Prizren, dyshohet se vari veten

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës ‪14:47 në Qendrën e Paraburgimit Prizren, i paraburgosuri F.I. (1987) ka ndërruar jetë.

Ai dyshohet të ketë varur veten në dritaren e banjës së dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I. në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje në zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.

Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dalë me raport administrativ përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës së Paraburgimit Prizren ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat