“Banda kriminale”/ Bankat në Kosovë e ‘çmendin’ mërgimtarin

Aktuale

“Banda kriminale”/ Bankat në Kosovë e ‘çmendin’ mërgimtarin

Nga: N. Sh. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 08:35
Gazmend Islami

Mërgimtari dhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ndaj bankave të Kosovës.

Islami përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se kishte shkuar në bankë për të hapur një xhirollogari, dhe aty ishte ‘çmendur’ me veprimin e puntorës së bankës, e cila e kishte pyetur se për çfarë po e hap llogarinë bankare.

Islami thotë se ajo i kishte thënë se për të hapur xhirollogarinë duhet edhe një faturë e rrymës.

Ai shkruan se bankat e Kosovës nuk i njohin dokumentet zyrtare siç është letërnjoftimi por faturën e rrymës.

Islami pastaj në komentin e këtij postimi, shkruan se, faturën e rrymës i kanë kërkuar tri banka në Kosovë ku ka dashur të hap një xhirollogari.

Ai shkruan tutje se bandat kriminalë po e rjepin popullin me trajtim çnjerëzor që po i bëjnë.

Reagimi i plotë:

Sot vendosa me hap një xhirollagari bankare, ju drejtova bankës më të afërt, hyra brenda dhe përball kisha një zonjë!

Më drejtohet me fjalët, çka mund të ju ndihmoj, i thash një xhirollogari me hap, më tha, duhet një faturë e rrymës dhe për çka po e hap xhirollgarinë, tash në mendjen time silleshin fjalët e zonjës, mendova se është duke bërë humor, dhe po i drejtohem, nuk i beson dokumentit zyrtar, letërnjoftimit dhe çfarë pyetje logjike është kur më pyete për çka të duhet xhirollogaria!

Qytetar të dashur, jetojmë me banda kriminale që e rjepin këtë popull, trajtim çnjerëzor i klinetit nga ana e bankave, nuk njohin dokumentat zyrtare të shtetit, por faturën e rrymës!

Eh mori qeveri “socialdemokrate” je duke punuar qe 1 vit dhe në shtetin që e udhëheq ke kapitalizëm të egër dhe shtypës ç’njerëzor! E ti çirresh me buzëqeshjen e ngrirë në ftyrën e juaj pa gjak!

Marre bre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat