U dënua me burgim, kështu e vrau babai, Albert Krasniqin?

Aktuale

U dënua me burgim, kështu e vrau babai, Albert Krasniqin?

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:00
Albert Krasniqi dhe Skënder Krasniqi

Me tre vjet e pesë muaj burgim është dënuar Skënder Krasniqi, që më 27 janar kishte qëlluar për vdekje të birin e tij, Albertin.

Sipas vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, vrasja e cila bëri bujë në vend, ka qenë vrasje nga pakujdesia.

Në 3 vjet e pesë muaj burgim, Krasniqit do t’i llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim që nga 27 janari.

Por si ndodhi vrasja e Albert Krasniqit?

Pas vrasjes, raportohet se babai vetë e kishte thirrur Policinë e Kosovës.

Ndërsa, avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, kishte deklaruar se vrasja në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Ai kishte deklaruar se Skender Krasniqi është shumë i mërzitur për vrasjen e të birit.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë, nuk ka folur aq”, ka thënë ai.

Ndërsa, Axha i Albert Krasniqit, Ismet Krasniqi aso kohe kishte thënë se nipi iu vra nga babai i tij, Skenderi, pa dashje.

Sipas tij, armën që e kishte blerë Alberti ia kishte dhënë babait të tij, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij.

“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, ka thënë ai.

Ismeti deklaronte aso kohe se ka thënë që babai i Albertit e kishte këshilluar atë që mos ta blinte armën.

Viktima Albert Krasniqi ishte një person i njohur për publikun si burri i ish-missit Besa Gashi, për sherrin e tij me reperin Noizy dhe për të qenit i përfshirë si menaxher i disa artistëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat