Vrasësi i Gllogjanit, porositësit, dhe vrasja e Tahir Zemajt - Hetimet me dron?!

Aktuale

Vrasësi i Gllogjanit, porositësit, dhe vrasja e Tahir Zemajt - Hetimet me dron?!

Nga: Idriz Morina Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Vrasësi i padukshëm po ndiqej me kallashnikov

Nga e premtja e fundit e nëntorit, po bëhen dy javë, dhe ende pa përgjigje nga policia e Kosovës për krimin makabër të Gllogjanit.

Vetë pamjet e fotove të nesërmen, që shihje policë me kallashnikovë gjithandej, nuk arrin të kuptosh se pse u sollën të gjithë ata atje. A ishte në panik popullata apo edhe vetë policia.

Vrasësi i padukshëm po ndiqej me kallashnikov në mes të fshatit. Po, ku ishte vrasësi?!

“Ultimatumi” i ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ka kohë që ka skaduar, në fakt atë dikush e këshilloi gabimisht, dhe ky ende nuk dha ndonjë deklaratë për rastin, dhe as sqarim, se si u nxit për një urdhër, të gabuar, dhe madje të pa adresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat