​Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit të kosovës që iu bashkua ISIS-it

Aktuale

​Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit të kosovës që iu bashkua ISIS-it

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës Është ngritur aktakuzë ndaj kosovarit që iu bashkua ISIS-it.

K.D siç bënë të ditur Prokuroria Speciale me dashje kishte marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se i pandehuri i lartcekur me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që me bashkëshorten i është bashkangjitur luftëtarëve të organizatës terroriste, militante, ekstremiste ‘ISIS’ (Islamic State of Iraq and the Sham), duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate si trajner i snajperistëve. Më pas i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat