Ky deputet do ta zëvendësojë Alban Hysenin në Kuvend

Aktuale

Ky deputet do ta zëvendësojë Alban Hysenin në Kuvend

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:46
Alban Hyseni

Halil Thaçi do ta zë ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ai do ta zëvendësojë Alban Hysenin, i cili dha dorëheqje nga ky post, për t’u betuar të enjten si kryetar i ri i komunës së Gjilanit.

Alban Hyseni i VV-së në balotazh fitoi ndaj kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkaq, Halil Thaçi i humbi zgjedhjet në Obiliq, pasi ishte kandidati i kësaj partie për kryetar.

Thaçi në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 5921 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat