E çuditshme, Blerim Latifi i del në krah kryeministrit Kurti!

Aktuale

E çuditshme, Blerim Latifi i del në krah kryeministrit Kurti!

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Blerim Latifi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosova në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit që u zhvillua në Bruksel u paraqitë me fusnotë.

Shteti ynë u përfaqësua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti u kritikua për këtë paraqitje të Kosovës me fusnotë.

Për këtë ka reaguar, Blerim Latifi në një postim në Facebook. Latifi ka shkruar se është absurde me kritiku Kurtin për fusnotën

Postimi i plotë:

Është absurde me kritiku Kurtin për fusnotën. Kurti duhet kritikuar nëse tash si kryeministër nuk gjenë rrugëdalje nga gjendja e bllokimit ndërkombëtar, në të cilën ndodhet shteti.

Kurti ka premtuar një kohë të gjatë se e di si bëhet kjo punë dhe falë këtij premtimi sot ai është në pushtet. Rrugëdalja gjithsesi nuk gjendet duke bërë me gisht nga gabimet e të tjerëve, por duke hulumtuar mundësitë reale qe ke para vetes. Natyrisht për këtë duhen njerëz të mençur dhe me përvojë politike, e jo njerëz që dinë veç të servilosen, sa për të rrëmbyer ndonjë favor nga pushteti.

Duhet edhe konsensusi i forcave tjera politike. Sepse politika nuk është punë supermenësh.

Ne kurrë nuk do ta mundim Serbinë në tavolinën e bisedimeve, derisa gjithë kohën e harxhojmë duke u përpjekur ta mundim njëri tjetrin në garën për të rrëmbyer ndonjë copë pushteti. Ne kurrë nuk do ta mundim Serbinë në tavolinën e bisedimeve, derisa politikën tonë të jashtme nuk e shkëpusim njëherë e mirë nga politika e brendshme elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat