Ministri Faton Peci ka një lajm të mirë për fermerët

Aktuale

Ministri Faton Peci ka një lajm të mirë për fermerët

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:16
Pamje nga videoja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se është shlyrë borxhi 40 milionësh ndaj fermerëve.

Peci njoftoi se vetëm sot kanë përfituar mbi 4 mijë fermerë.

Kurse deri në fund të vitit pritet të procesohen edhe 28 milionë euro për subvencione.

“Pas shlyerjes së 40 milionë eurove borxhe të akumuluara ndër vite, vetëm sot  4712 fermerë përfituan mbi 3.3 milion euro, më saktësisht3,303,383.15 euro nga totali i

28 milionë eurove i Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve 2021 që do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat