E konfirmon Sallahu: Të enjten do t’i vizitoj të burgosurit e rastit “Kumanova”

Aktuale

E konfirmon Sallahu: Të enjten do t’i vizitoj të burgosurit e rastit “Kumanova”

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 00:32
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se ditën e enjte do t’i vizitojë të burgosurit e rastit “Kumanova”.

Sallahu tha se pas një komunikimi me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme në Kosovë ka arritur të sigurojë leje për t’i vizituar të burgosurit e rastit “Kumanova”.

Zv. ministri i drejtësisë tha se kjo vizitë do të realizohet të enjten.

“Si ministri, duke marrë parasysh ligjin për shtetësi, theksohet qartë se shtetasi ka lidhje të ngushtë me shtetin… mbi bazën e kësaj krijohen obligime. Ne si ministri, në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë atje, unë të enjten do t’i vizitoj të burgosurit. E kemi një konfirmim nga zv. ministri i Drejtësisë na ka dhënë leje. Do t’i vizitojmë ata, t’i shohim kushtet, pastaj do të marrim masa duke dërguar letra në drejtim të qeverisë atje që të krijohen kushte më të mira sepse për neve janë çlirimtarë”, është shprehur Sallahu.

“Unë pajtohem plotësisht që ky rast duhet të zbardhet, duke filluar me pyetjen si kanë shkuar ata djem atje. Pra, pse ka ndodhur ky rast? Kush e ka organizuar?”, shtoi Sallahu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat