Sallahu: Kemi bërë edhe shkarkimin e drejtorëve të burgjeve

Aktuale

Sallahu: Kemi bërë edhe shkarkimin e drejtorëve të burgjeve

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 00:40
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur për shkarkimet që ka bërë kjo ministri në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Sallahu ka thënë se shkarkimet nuk kanë qenë politike, por sipas tij të gjitha kanë bazën në dokumentacione.

“Unë flas për Ministrinë e Drejtësisë, secili shkarkim që është bërë deri sot është bërë mbi bazën e auditimit të brendshëm. Në momentin që është vlerësu që ka mosrespektim të procedurave ligjeve brenda SHKK janë marrë masa”, ka thënë Sallahu.

“Në Ministrinë e Drejtësisë secili vendim është bërë mbi bazën e dokumentacioneve, s’ka asgjë politike, është faktike. Kemi bërë edhe shkarkimin e drejtorëve të burgjeve. Mbi bazën e provave i kemi nisur ndryshimet”, ka shtuar Sallahu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat