Përparim Rama emëron nënkryetarin, disa drejtorë dhe stafin e tij - Ja emrat

Aktuale

Përparim Rama emëron nënkryetarin, disa drejtorë dhe stafin e tij - Ja emrat

Nga: I. M. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:49
Përparim Rama, dje e mori detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama dje e mori detyrën e kryetarit të Prishtinës, ndërkohë, ende është duke planifikuar se çfarë koalicioni duhet të krijojë në Kuvendin Komunal, edhe pse mund të qeverisë me pakicë. Por, kjo i hap probleme në miratimin e rregulloreve të reja, në çështje të buxhetit dhe në projekte serioze, për të cilat kërkohet shumica e votave.

Ndërkohë, që është në pritje për të vendosur për koalicione, ai tashmë ka bërë disa emërime, dhe përcaktime.

Alban Zogaj sipas informacioneve të gazetës “Bota sot”, të afërta me Përparim Ramën, ai tashmë e ka nënshkruar sot vendimin që të jetë nënkryetar i Prishtinës.

Vllaznim Osmani tashmë e ka sigurt vendimin për shef të kabinetit, që prej një dekade ka jetuar në Angli, dhe ka vlerësime të mira për të.

Fehmi Kupina, do të mbajë pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Ai doli më i votuar i LDK-së në garën për asamble në Prishtinë. Kështu që tani për tani, ai është pozicionuar për atë pozitë.

Krenar Xhaferi, i cili e ka dhënë betimin si fitues, deputet lokal për asamblenë e Prishtinës, pritet të jetë Drejtor i drejtorisë për Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave.

Krenar Xhaferi është djali i profesorit të UP-së, Xhafer Xhaferit, dhe zyrtar i LDK-së për shumë vite, që nga themelimi i saj. Krenari ka shërbyer edhe këshilltar I Lumir Abdixhikut në Qeverinë Kurti 1.

Florian Dushi, ish anëtar i KQZ-së, dhe ish deputet është përcaktuar që ta ketë drejtorinë e inspeksionit.

Bardh Krasniqi do të jetë këshilltar i Përparim Ramës, dhe kjo gjë tashmë është e përfunduar.

Pozitat e përcaktuara deri më tash, me ndonjë përjashtim nuk priten të kenë ndryshime.

Qeveria Komunale e Prishtinës i ka 16 drejtori, dhe nuk dihet se si do të ndahen ato me partnerë të koalicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat