Thaçi: Informacionet te kriminelët e veriut rrjedhin nga Policia e Kosovës

Aktuale

Thaçi: Informacionet te kriminelët e veriut rrjedhin nga Policia e Kosovës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:47
Jusuf Thaçi

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA’së. Jusuf Thaçi tha se Prokuroria e Kosovës duhet të merret urgjentisht me këtë çështje.

“Në këtë fazë gjëja më e rëndësishme është se së paku këto struktura të sigurisë që janë aq të mishëruara me grupe të tilla kriminale, Prokuroria e Kosovës ish dasht me u marrë në mënyrë emergjente”, thotë Thaçi.

“Ne e dimë se fatkeqësisht në policinë e Kosovës ka sabotazhë, ka rrjedhje të informacionit, ka bashkëpunim me këto grupe nga ana e komunitetit serb që e mbajnë uniformën e policisë së Kosovës për t’i shërbyer Kosovës por pikërisht për tu shërbyer të tillëve”, shtoi ai.

“Prokuroria duhet me u marrë me këtë çështje’, theksoi Thaçi.

“Nuk po flitet thjesht për organizata kriminale por po flitet edhe për njerëz dhe struktura që i kontribuojnë cenimit të stabilitetit të sigurisë në rajon”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat