Blerand Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Flet Përparim Rama

Aktuale

Blerand Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Flet Përparim Rama

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 00:13
Përparim Rama

Ditë më parë është raportuar në media se PDK-ja ka bërë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta ketë pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e që kjo do t’i takonte Blerand Stavilecit.

Përveç PDK-së e cila e ka mohuar një gjë të tillë, edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nënkryetar nuk do të jetë Blerand Stavileci.

“Jo nuk është e vërtet. Ka pas shumë spekulime, por nuk qëndron. Nënkryetar e kemi të konfirmuar është vetëm Alban Zogaj, ndërsa i dyti nuk do të jetë Blerand Stavileci, ende nuk e dim se kush”, tha Rama.

Kryetari i ri i Prishtinës tha se nënkryetarin e dytë të komunës mund ta përcaktojë edhe koalicioni.

“Mundet ta përcaktoj edhe koalcioni. Unë mendoj që duhet të jetë grua. Të kemi një baraza. Unë kam synuar që së paku 50 përqind të kabinetit të jenë gra. Duhet të ju jepim hapësirë që të merren me menaxhimin e drejtorive të Komunës së Prishtinës”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat