“Çudi amerikane”/Haradinajt i vjen reagimi nga VV: Ai i njofton për rrezikun nga “Albin komunisti”, amerikanët i ndëshkojnë miqtë e Ramushit!

Aktuale

“Çudi amerikane”/Haradinajt i vjen reagimi nga VV: Ai i njofton për rrezikun nga “Albin komunisti”, amerikanët i ndëshkojnë miqtë e Ramushit!

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 10:38
Millan Radoiçiq gjatë takimit me Ramush Haradinajn.

Zyrtari i LVV-së, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas shpalljes “non grata” të 13 serbëve, përfshirë kriminelët e veriut.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur çudi amerikane se si Haradinaj i njofton për rrezikun nga “Albin komunisti”, ndërsa amerikanët i ndëshkojnë miqtë e Ramushit, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se cilin zyrtar të Kosovës e dinë si bashkëpunues me atë krim të organizuar, derisa ka shtuar se ndoshta një ditë do ta dëgjojmë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Çudi amerikane:

Ramushi i njofton ndaj rrezikut nga "Albin komunisti", amerikanët ndëshkojnë miqtë e Ramushit!

A thua emrin e cilit zyrtari të Kosovës e dinë SHBA si bashkëpunues me atë krim të organizuar? Mbase një ditë ia dëgjojmë "krismën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat