Familja Imeri: Kush do ti prijë listës së zezë në Kosovë?

Aktuale

Familja Imeri: Kush do ti prijë listës së zezë në Kosovë?

Nga: M.L. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:57
Haki imeri

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) për të vendosur sanksione ndaj bosëve të krimit në veri të Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta.

Milan Radojiçiq, Zvonko dhe Zarko Veselinoviq, Srdjan Vuloviq, Zeljko dhe Andrija Bojiq dhe Radule Steviq - të gjithë serbë nga Kosova - janë vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Por, kësaj liste sipas familjes së veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, mund t`i shtohen edhe zyrtarë të partive politike në Kosovë.

Në një postim në Facebook familja Imeri përmend pro-amerikanët në LDK dhe AAK që mund të bëhen së shpejti pjesë e listës së zezë.

Postimi i plotë:

Kush do ti prijë listës së zezë në Kosovë?

-këta 'pro-amerikanët' e LDK-së a do të jenë në listën e zezë ?

-këta 'pro-amerikanët' e AAK a do të jenë në listën e kuqe?

-këta 'që luajnë ko*e ' me amerikanet ku do te kalojnë 'pushimet'?

-prandaj Kryeministri dhe Presidentja duhet ta kuptojnë se

-asociacioni është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet zbatuar.

-nuk është faji i liderëve të ri nëse zbatohet marrëveshja që kanë nënshkruar Thaçi e Mustafa

-çdo konfrontim me BE dhe SHBA për mos zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e izolon Kosovën dhe qytetarin e saj.

pra po e përsërisim se lista të zeza do të ketë e do të ketë edhe lista të kuqe ...pa merak le të rrinë ata që e kanë bërë punën të jenë protagonistë të listave ...

viti 2022 do të jetë ndryshe tërësisht ndryshe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat