Avokati mbrojtës i Gucatit kërkon ridëshmi të dy dëshmitarëve në Hagë

Aktuale

Avokati mbrojtës i Gucatit kërkon ridëshmi të dy dëshmitarëve në Hagë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 22:49
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati

Dy dëshmitarë do të dëshmojnë përsëri në Dhomat e Specializuara në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Dëshmitarët e thirrur janë kërkuar nga mbrojtja e Gucatit, dhe këtë kërkesë e ka miratuar Trupi gjykues në Hagë.

Avokati Jonathan Elystan Rees ka thënë se nuk i është dhënë mundësia të ngrejë siç duhet pretendimin për shtyrje në kryerjen e krimit. Rees ka deklaruar se ZPS-ja nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet.

Seanca e fundit e Haradinajt dhe Gucatit u mbajt dje, më 10 dhjetor, ku një nga dëshmitarët, Çelë Gashi, solli dëshmitë e tij si dëshmitar mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat