Afër 771 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19 në Kosovë

Aktuale

Afër 771 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19 në Kosovë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 07:40
Ilustrim

Vetëm brenda një dite në Kosovë janë dhënë 3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës. Kurse 770 mijë e 941 qytetarë janë vaksinuar dhe me dozën e dytë antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Dy ditë më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën përforcuese dhe dozën e tretë antiCOVID-19

Ndërkohë që në raportin e fundit, IKShPK njoftoi edhe për një vdekje dhe 7 raste të reja me COVID-19.

E aktualisht në vend janë 328 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat