Pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan reagon edhe kryetari i Deçanit

Aktuale

Pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan reagon edhe kryetari i Deçanit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:09
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas arrestimit të tre personave të dyshuar për vrasjen në Gllogjan.

Ai i përgëzoi organet e drejtësisë, për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarve.

“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan!” shkroi Ramosaj në një postim në Facebook.

Tutje i pari i Deçanit uroi që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat