​Dimri do të jetë me reshje mbi mesatarën, ja kur nisin temperaturat e ulëta

Aktuale

​Dimri do të jetë me reshje mbi mesatarën, ja kur nisin temperaturat e ulëta

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Kosovën edhe një javë ditë e ndajnë nga sezoni i dimrit dhe as ky vit nuk do të jetë më ndryshe se sa vite të tjera, pasi që pjesa e parë e dimrit do të jetë me temperatura të ulëta. Kurse, me fillim të javës së ardhshme temperaturat më të ulëta do të jenë në viset e ulëta malore, duke filluar prej -3 gradë celsius, ndërsa në ato viset më të larta do të jenë diku -6 apo -7 gradë celsius. 

Kështu tha për KP meteorologu Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili thotë se si do të jetë stina e dimrit, më saktësisht do të dihet pas datës 21 dhjetor.

Aliu: Kemi një dimër me reshje mbi mesataren

“Kemi një dimër me reshje mbi mesataren domethënë pjesa e parë e dimrit dhe me temperatura që do të jenë me episode, me temperatura të ulëta por që duke i ruajtur vlerat e viteve tjera. Por sa i përket reshjeve do të ketë më shumë se dimrin që e lamë pas por që temperaturat se sa do të jenë deri në fund të dimrit. Me siguri se pas 21 dhjetorit do të japim një parashikim më të saktë”, shton Aliu.

Aliu njofton se gjatë gjithë muajit dhjetor do të ketë temperatura të ulëta nga -4 dhe -5 grandë celsius.

Aliu: Gjatë këtij muaji kishim temperatura të reshjeve të ulëta diku -5

“Pra gjatë këtij muaji fillimisht kishim temperatura të reshjeve të ulëta diku -5, -4 gradë celsius, ato do të vazhdojnë ta mbajnë këtë ritëm por që e veçanta është që do të kemi reshje, të cilat mund t’i rrezikojnë disa zona sepse ne patëm reshje edhe më herët dhe tani toka vetëm se është e ngopur me sasinë e këtyre reshjeve, dhe këto reshje të cilat janë për momentin të cilat mund të bien edhe gjatë natës do të mund t’i rrezikojnë disa zona në Kosovë,” shton ai

Po ashtu, ai tregon se që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë reshje, por më pas do të fillojnë edhe reshjet e ulëta të dëborës.

Aliu: Do të kemi një mot kryesisht të vranët me pak verbale të shkurta me diell

“Do të kemi një mot kryesisht të vranët me pak verbale të shkurta me diell por që temperaturat nuk do të jenë të larta, ato do të lëvizin pre 1 deri në 3 4 grandë celsius, kurse minimore do të lëvizin, diku -3 gradë celsius diku nëpër vise të ulëta dhe në vise të larta do të jenë diku -6 apo -7 gradë celsius. Por e veçanta është se reshjet do të ulen, dhe intensiteti i tyre do të bie do të kemi sërish reshje por do të jenë reshje në formë bore por jo të intensitetit të lartë, pasi që reshje kemi pasur edhe më herët dhe në bazë të parashikimeve numerike do të kemi fjolla bore në javën që po hyjmë”, potencon ai.

Për më tepër, Aliu ka folur edhe për ajrin e ndotur, ku thotë se drita e kuqe për këtë gjë është vetëm në qytetin e Gjilanit, drita e verdhë është në Mitrovicë, kurse në vendet e tjera cilësia e ajrit është e mirë.

Aliu: Cilësia e ajrit për momentin vetëm në Gjilan është në dritën e kuqe

“Cilësia e ajrit për momentin vetëm në Gjilan është në dritën e kuqe në stacionin e ajrit në Gjilan që tregon se është në dritën e kuqe, nënkupton se atje kemi një ajër jo të mirë, dhe në Mitrovicë që tregon se atje jemi në dritën e verdhë që edhe atje është ajri relativisht i ndotur. Ndërsa në qytetet tjera jemi në dritën e gjelbër që tregon se ajri është i cilësisë së mirë, falë aktivitetit të këtyre elementeve meteorologjike të erës dhe të reshjeve që po janë të kohë pas kohshme dhe të presionit atmosferik i cili është i luhatshëm , por në përgjithësi kemi një cilësi të mirë të ajrit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat