Flet për herë të parë familja e Halil Mehmetajt që u arrestua me dy djemtë e tij

Aktuale

Flet për herë të parë familja e Halil Mehmetajt që u arrestua me dy djemtë e tij

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Vendi ku ndodhi vrasja

Halil Mehemtaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, u arrestuan të shtunën si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor. Motivi i kësaj vrasje dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e studentes 20-vjeçare nga Gllogjani, vajzës dhe motrës së të arrestuarve, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. Pas arrestimit të tre familjarëve, për herë ta parë, në emër të familjes Mehmetaj, ka reaguar djali tjetër i Halil Mehmetajt.

Ai e ka mohuar se babai dhe vëllezërit e tij të jenë përfshirë në këtë vrasje, duke deklaruar se ka dëshmi që e vërtetojnë këtë.

Media ka siguruar deklaratën e tij, në të cilën ai thotë se në momentin kur ka ndodhur krimi në Gllogjan, babai i tij ka qenë me bashkëfshatarë, ndërkohë që vëllezërit, njëri sipas tij ka qenë në punë, e tjetri në shtëpi.

“Në emër të familjes time, ju drejtohem të gjithave se Babai im dhe dy vëllezërit e mi janë të pafajshëm,, Familja jonë nuk ka asnjë lidhje me vrasjen në Gllogjan,,Babai ka dhjetëra bashkëfshatar dëshmitar që ka qenë me të kur ka ndodhë tragjedia. Vëllai i vogël Malsori që thuhet është i dyshuar,, janë 100 dëshmi që vërtetojnë prezencën e tij në vend punim në Gjakovë, janë kamerat e vend punimit që dëshmojnë pafajësinë e tij. Vëllai i madh posedon dokumentacion fakte reale që ka qenë i operuar ,,kemi qenë të dytë së bashku në shtëpi me nanën. Pafajësia e tyre -e jona si familje do të vërtetohet“, thuhet në reagim.

I mllefosur pas arrestimit të tre familjarëve të tij, ai thotë se “njerzit e flliqt, po dojnë me na flliq”, por që nuk dihet se për kë e ka fjalën.

“Turp për gjithë ata që iu gëzuan këtij arrestimi të njerëzve të pafajshëm. Baba s`je dorëzu në luftë mos u dorëzo n`paqe, krenar me djemtë e tu të pastër si yje. Vëllezërit e mi të dashtun mos e ulni kokën për asnjë sen. Se njerëzit e fëlliqtë po dojnë me na fëlliq … por s’kanë me ja dalë. Jem krenar me ju”.”, thuhet tutje në reagim.

Halili me dy djemtë e tij nuk dyshohen si doras të vrasjes së trefishtë. Sipas këtyre burimeve tre të arrestuarit dyshohet se shtytën dhe ndihmuan në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

I dyshuari i katërt që është ende në arrati është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

Provat e grumbulluara deri më tani lidhur me këtë vrasje janë mjaft të zbehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat