Publikimi i vërejtjeve të Komisionit të Venecias, reagon Ehat Miftaraj

Aktuale

Publikimi i vërejtjeve të Komisionit të Venecias, reagon Ehat Miftaraj

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:57
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me reformimin e sistemit prokurorial.

Mifatraj në një postim në Facebook ka shkruar se sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejt një sistemi më llogaridhënës. Sipas tij Komisioni i Venecias ka miratuar njërën nga kërkesat kryesore të Ministrisë së Drejtësisë.

“Opinioni i Komisionit të Venecias i publikuar sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejtë një sistemi më llogaridhënës. Komisioni i Venecias ka miratuar kërkesën kryesore te MD lidhur me reformën ne KPK dhe ndërprerjen e mandatit te shumicës se anëtareve aktual. Komisioni ka mirëpritur vullnetin politik te shprehur edhe ne seancën plenare nga përfaqësuesit e MD qe te marrin për baze zbatimin e rekomandimeve ne opinion. Fitore e madhe e sundimit te ligjit ne Kosove. Te shpresojmë se MD do te respektoj dhe zbatoj ne përpikëri zotimet e ofruara Komisionit”, shkruan ai.

Opinioni i Komisionit të Venecias e vlerësoi të nevojshme reformimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Mirëpo, opinioni “rrëzoi” disa amandamente të propozuara nga qeveria. Ato, i vlerësoi të rrezikshme për nënshtrimin e mundshëm të Prokurorisë ndaj shumicës qeverisëse.

Komisioni i ka hodhi poshtë amandamentet kyçe të saj, ndonëse nuk e kundërshtoi në parim synimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformimin e sistemit prokurorial.

Komisioni i Venecias ka vlerësuar se disa amandamente të iniciativës ligjore të qeverisë rrezikojnë nënshtrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat