Ramiz Lladrovci merr letër urimi nga në anëtar i Parlamentit Evropian

Aktuale

Ramiz Lladrovci merr letër urimi nga në anëtar i Parlamentit Evropian

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:02
Ramiz Lladrovci

Anëtari gjerman i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka uruar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin për marrjen e udhëheqjes së kësaj komune edhe për katër vitet e ardhshme.

Wieland përmes një letre të dërguar, ka shpreh urimet për rizgjedhjen e Lladrovcit si kryetar duke besuar edhe angazhimit të jashtëzakonshëm që ky i fundit tregoi në fushatën e fundit zgjedhor të zgjedhjeve komunale.

Dhe me këtë rast gjithashtu u shpreh i sigurt se Lladrovci do të vazhdojë rrugëtimin e tij për zhvillim ekonomik në Drenas, për luftën kundër COVID-19 duke i ofruar edhe mbështetjen e tij të plotë dhe duke premtuar se gjatë vitit të ardhshëm do të vizitojë Kosovën me që rast mund ta kenë edhe një takim së bashku.

Ndër tjera Wieland gjithashtu shoti se me fitoren e Lladrovcit u tregua edhe një herë reforma që po bëhet në partinë më të madhe opozitare, atë të PDK-së e cila është edhe shumë premtuese në zhvillimin politik të Kosovës në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat