Rasti Ivanoviq, Tomë Gashi tregon nga kush po frikësohen dëshmitarët

Aktuale

Rasti Ivanoviq, Tomë Gashi tregon nga kush po frikësohen dëshmitarët

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:00
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, i cili përfaqëson Rade Basara, i akuzuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, tha se dëshmitarët po deklarohen në mënyrë të heshtur për shkak të frikës nga grupet kriminale në veri të vendit.

Në seancën e sotme, Gashi tha se klienti i tij ende është i frikësuar për sigurinë e tij.

“Ka deklaruar se ka pasur pjesëtarë xhandarmërisë , grupe kriminale që kanë qenë të quajtur mjekërrosha, të gjithë këta kanë qenë të organizuar nga Rajdoqiq. Pastaj nuk ka përmendur asnjë prej tyre dhe nuk e njeh asnjë prej tyre që të jetë pjesëtarë i këtij grupit. Në fund ka ndryshuar pak deklaratën duke thënë se nuk mund të jep detaje për shkak të sigurisë. Sido që të jetë seanca do të jenë në janar dhe po hymë në fazën finale të këtij seance. Mendoj që rasti i vrasjes së Ivanoviq është afër fundit, ne besojmë se kryerësit e këtij aktit janë krejt dikund tjetër dhe besojmë që ka ndodhur për shkak të konotacioneve politike dhe është kryer nga influenca e madhe e Serbisë, pasi Ivanoviqi ka dashur të kandidojë në Serbi. Ne besojmë që të gjithë dëshmitarët që kanë deklaruar kanë deklaruar në mënyrë të heshtur pasi janë të frikësuar nga grupet në veri”.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Ivanoviq, deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast, sipas Prokurorisë, janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

Ivanoviqi ishte vrarë më 16 janar të 2018-s, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat