Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për vizitën e Donika Gërvalles në Preshevë

Aktuale

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për vizitën e Donika Gërvalles në Preshevë

Nga: F.B. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:09
Pamje nga takimi

Gjatë vizitës së ministres së jashtme të Kosovës Donika Gërvalla  në Bujanovc edhe Preshevë, ku ajo takoi krerët dhe përfaqësuesit e këtyre dy komunave është potencuar se “Shqiptarët e Luginës kërkojnë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, por aktualisht mbështesin reciprocitetin mes Kosovës edhe Serbisë”.

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët po kërkojnë reciprocitet në të drejtat me serbët e Kosovës.

Ky qëndrim ka dalë pas takimit që ka zhvilluar Gërvalla me përfaqësuesit e shqiptarëve të “Luginës së Preshevës”.

Shkrimi bazohet në kumtesën e lëshuar nga qeveria e Kosovës, ku ndër tjera thuhet se ministrja Gërvalla  ka premtuar në takim me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës të Lindore se “do të angazhohet fuqishëm në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve  në lidhje me vendosjen e reciprocitetit në të drejtat e tyre”.

Kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi citohet të ketë deklaruar se “përfaqësuesit e “Luginës së Preshevës”  nga ministrja e jashtme e Kosovës kanë kërkuar bashkimin e Luginës me Kosovën, vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që kanë serbët në Kosovë dhe realizimin e 7 pikave të vitit 2013, duke theksuar se pajtohen që në momentin aktual i japin prioritet parimit të reciprocitetit”.

Kërkesa të njëjta janë shpreh edhe nga kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa, pas takimit të zhvilluar me Gërvallen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat