Viktima e sotme nga Koronavirusi është nga kjo komunë

Aktuale

Viktima e sotme nga Koronavirusi është nga kjo komunë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 12 raste të reja me koronavirus.

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 1 mijë e 600 mostrave.

Sipas të dhënave, rasti i vdekjes është shënuar në komunën e Dragashit.

Bëhet fjalë për një grua të grupmoshës 70-79 vjeçare.

Aktualisht, raste aktive në gjithë vendin janë 315.

“Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat