Paralajmëroi rënien e Qeverisë në pranverë, analisti godet PDK-në - përmend edhe të bëmat e LDK-së

Aktuale

Paralajmëroi rënien e Qeverisë në pranverë, analisti godet PDK-në - përmend edhe të bëmat e LDK-së

Nga: A.ZH Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Analisti i çështjeve politike Binak Maxharraj, i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë se pret zgjedhje të reja parlamentare në pranverë, pasi sipas tyre do të rrëzohet Qeveria për shkak të Asociacionit.

Maxharraj ka akuzuar PDK-në dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se i kanë bërë shumë të këqija Kosovës, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se këto dy parti sollën edhe problemin me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Por, sipas analistit, qeveria Kurti II nuk do të bie, por ajo do të vazhdojë së paku edhe për dy mandate.

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

PDK pret zgjedhje të reja në pranverë, shkak Asociacioni.

Këta të PDK-së së Hashim Thaçit, me ndihmën edhe të LDK-së së Isa Mustafës, të gjitha të këqijat që ia bënë Kosovës janë pjellë e tyre, për të cilat edhe i dënoi tmerrshëm sovrani.

Por, por...

Edhe Asociacioni një etnik është poashtu, pjellë e këtyre dy partive, të cilin qeverisë Kurti II ia lanë si kopilin te dera, sepse këto dy parti veç me kopili janë marrë.

Por, qeveria Kurti II nuk e ka ndërmend që të merret me këtë kopil të PDK-së dhe LDK-së, të cilin e pollën Hashim Thaçi më 2013 dhe Isa Mustafa më 2015 me premisa anti-kushtetuese që për qëllim e kishin shkatërrimin e shtetit.

Kopilin duhet me ua kthyer përsëri kopilave që të merren me të e jo qeveria Kurti II, e cila për shkak të këtyre kopilive të PDK-së dhe LDK-së, jo se nuk do të bie, por do të vazhdojë më së paku edhe për dy mandate, sepse kopilitë e PDK-së dhe LDK-së për këto 20 vite janë aq të mëdha sa që i duhet kohë e madhe për me i zhdukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat