Nga vetura luksoze tek pozita e drejtorit – “shpërblimet” e babait të Milot Rashicës

Aktuale

Nga vetura luksoze tek pozita e drejtorit – “shpërblimet” e babait të Milot Rashicës

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:22
Nexhmedin Rashica

Viti 2021 ka shënuar ngritjen politike të Nexhmedin Rashicës, një stomatologu nga Vushtrria që në publik më shumë njihet si babai i futbollistit të Norwich Cityt, Milot Rashica.

Ashtu sikurse i biri që realizoi brenda këtij viti transferimin e bujshëm nga futbolli gjerman në atë britanik, viti 2021 shënoi gradimin politik të Nexhmedin Rashicës.

Stomatologu nga Vushtrria, i cili nga viti 2019 është anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Vushtrri, u emërua sot në pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në komunë.

Para se të caktohej në pozitën e drejtorit komunal, babai i Milot Rashicës ka ushtruar profesionin e stomatologut në një ordinancë private.

Por pavarësisht veprimtarisë private në profesion, ai ka qenë një figurë publike për shkak të djalit të tij, Milot Rashicës, futbollistit të kombëtares së Kosovës në futboll.

Në korrik të vitit të kaluar, Nexhmedin Rashica u shpërblye me një veturë të brendit Range Rover, me kilometrazhë ’00’, nga djali i tij. Futbollisti aktual i Norwich Cityt ia bëri dhuratë veturën luksoze babait të tij.

Pas shpërblimit nga i biri futbollist, Nexhmedin Rashica sot u “kompensua” për angazhimin e tij politik me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila u ngjit në pushtet në Komunën e Vushtrrisë pas triumfit në zgjedhjet e fundit lokale.

Vitin e kaluar, para zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Rashica mbështeste publikisht kandidatët e PDK-së për deputetë.

Ai, publikoi një fotografi së bashku me Menduh Abazin, Xhevahire Izmakun, Kurtan Kajtazin dhe Isa Hajrizin, që të gjithë këta kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së, nga qyteti i Vushtrrisë.

“Mbështesim njëri tjetrin PDK, Suksese Vushtrri!”, shkroi ai.

Image
Range Rover
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat