Latifi dhe ambasadori gjerman flasin për COVID-19 dhe rëndësinë e vaksinimit

Aktuale

Latifi dhe ambasadori gjerman flasin për COVID-19 dhe rëndësinë e vaksinimit

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:35
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë Jörn Rohde.

Ata kanë biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Latifi ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

Ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori gjerman janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat