Mediat botërore shkruajnë për kthimin e reduktimeve të rrymës në Kosovë

Aktuale

Mediat botërore shkruajnë për kthimin e reduktimeve të rrymës në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar se nga sot do të ketë reduktime të rrymës elektrike në të gjithë Kosovën. E për këtë cështje kanë raportuar edhe mediat më prestigjioze në botë, duke filluar nga Reuters.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë, raporton Reuters.

Përmes një komunikate, KEDS-i njoftoi se dy orë ndërprerje të energjisë elektrike do të prekin të gjithë brenda 24 orëve të ardhshme dhe do të zgjasin deri në njoftimin e radhës.

“Meqenëse po përballemi me krizën më të rëndë të energjisë elektrike në botë, KOSTT, në bazë të ligjeve në fuqi, na ka udhëzuar që të fillojmë me kufizimet e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Shteti me 1.8 milionë banorë tani po importon rreth 40 për qind të nevojave për energji elektrike. Konsumi i energjisë është rritur, pasi në dimër shumica e konsumatorëve e përdorin atë për ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat