Si e bëri Aleksandar Vuçiqin për spital në Bruksel, tregon Edita Tahiri

Aktuale

Si e bëri Aleksandar Vuçiqin për spital në Bruksel, tregon Edita Tahiri

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 22:33
Edita Tahiri

Ish-shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka treguar një rast të takimit në Bruksel, kur Aleksandar Vuçiq, siç tha, ishte bërë për spital.

Thotë se në atë takim ishin prezentë, Isa Mustafa, atëherë kryeministër, Hashim Thaçi zëdhënës i tij si dhe Vlora Çitaku.

“Vuçiqi filloi me fol me arrogancë. Thoshte: “Këto lëshime që unë po i bëj po i bëj me vetëdije sepse unë edhe mund të mos i pranojë””, tregon Tahiri.

“Duke folur kështu me arrogancë, meqenëse as Mustafa dhe as Thaçi nuk reaguan, e para reagoi Vlora. I tha: “Shiko, ne më së pari s’jemi shqiptarë të Kosovës, minoritet siç po mendon ti. Ne jemi Kosova dhe jemi shumicë”. Mua më pëlqeu”, shtoi ajo.

“Mirëpo Vuçiqi u bë edhe më arrogant. Tha: “Shikoni, unë di dhe mund t’ua bi ushtrinë në Kosovë”. Unë iu ktheva e i thash: “Të paska ra malli për NATO’n”, shpjegon Tahiri.

 “Pastaj çfarë kishte ndodhur”?

“Kur unë i thash “malli të paska ra për NATO’n e bombardimet, ai kërkoi prej Mogherinit pauzë. Ne shkuam dhe menduam për ndonjë kafe. Por s’po vjen Vuçiqi, s’po na thërrasin. Pas një ore dola unë, i kisha bërë miq këta të BE’së, shtatë vjet tërë kohën në Bruksel. E thirra njërin prej tyre dhe e pyeta: “Çka po ndodh, a po shkojmë në drekë apo çka?”. Më tha: “Mos i trego askujt por Vuçiqi në spital”, i thash “pse” : “i ka hyp tensioni”, më tha, shpjegoi Tahiri në emisionin Pressing në T7. 

“Vuçiq e paska problemin e tensionit, kështu që përfundoi në spital”, theksoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat