Faton Peci për përplasjen me Ganimete Musliun: I qëndroj prapa deklaratës sime

Aktuale

Faton Peci për përplasjen me Ganimete Musliun: I qëndroj prapa deklaratës sime

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:16
Pamje nga gjuajtja me ujë e Ganimete Musliut në drejtim të Faton Pecit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, thotë se i qëndron prapa deklaratave që i bëri ditë më parë pas përplasjes me deputeten nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Ai gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, u pyet nëse prokuroria e ka kontaktuar për të dhënë sqarime kur ka thënë se “ka kaluar koha e gjuajtes me plumba”.

“E para citimin nuk e ki të saktë nuk kam folur as që ka kalu koha as që është koha.

Unë kam dhënë deklaratën atë që është dhe unë qëndroj prapa çdo deklarate që e jap”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat