Edhe minstrja Arbërie Nagavci flet për dritat e ndezura natën në objektin e Qeverisë

Aktuale

Edhe minstrja Arbërie Nagavci flet për dritat e ndezura natën në objektin e Qeverisë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Në kohën kur qytetarëve po u kërkohet që të kursejnë energjinë elektrike, dje në media u raportua se një gjë të tillë nuk po e bënë edhe Qeveria e Kosovës për shkak se po mbanë dritat ndezuar edhe në orët e vona të natës.

Për dritat që po mbahen ndezuar natën në objektin e Qeverisë, është deklaruar sot Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili tha se “dikush punon”.

Edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci tha se është duke u punuar edhe natën në mënyrë që para përfundimit të vitit të kryhen disa pagesa për personat që kanë kryer shërbime në procesin arsimor.

“Edhe zyrtarët e MAShTI po punojnë edhe sot. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes”, ka njoftuar Nagavci.

Ministrja e Arsimit poashtu thotë se do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor.

“Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milion euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor”, ka shkruar tutje Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat