Deputeti i PDK-së- Vetëvendosjes: Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju

Aktuale

Deputeti i PDK-së- Vetëvendosjes: Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:57
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Kastrati ka thënë që Qeveria Kurti e ka sjellë terrin në Kosovë. 

“Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju terrin”, u tha Kastrati pozitës, në seancën ku po diskutohet për krizën energjetike në vend. 

“Sot është situatë shumë e qartë. Ka terr dhe terrin nuk e gjetët mes jush por e sollët ju terrin, sepse nga 2008 e tutje s’ka pas reduktime. Ka pasur ndonjë avari, prishje por terrin e keni sjell ju, nuk e keni gjet mes jush, kjo është e sigurt”, ka thënë ai. 

Më tutje, ai tha se Qeveria është duke kukatur sikur bebet dhe se po fajëson qeveritë e kaluara për situatën e krijuar me rrymë.

“Bizneset janë me gjenerator, njerëzit vuajnë në të ftohtë. Ju kukatni. Jeni bërë Qeveri e kukamave sikur ato bebet ‘ve, ve çfarë keni bërë që 20 vjet, ve, ve që 20 vjet’. Në këtë situatë emergjente njerëzit kanë nevojë për zgjedhje”, deklaroi Kastrati. 

Deputeti i PDK-së tha se Qeveria ka mundur që të kontraktojë rrymën qysh në muajt e verës. 

“Keni mujt në verë me kontraktua blerjen e rrymës siç e kanë bërë qeveritë përreth. Keni dështuar në afatshkurtër, po dështoni në afatmesme. Jeni para një zgjedhje ose terr, ose me qajtë ‘ve, ve’, ose me e rritë çmimin e rrymës”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, teksa të njëjtin e quajti hipokrit të pa konkurrencë. 

“Përveç kësaj dini edhe për ato projektet afatgjate me një hipokrizi të pakonkurueshme dini t’ i arsyetoni se jo gazi amerikan nuk vjen as një litër, që i matke Besnik Bislimi që është një hipokrit i pakonkorueshëm, dhe dorën në zemër prej se ka ardhur ky këtu më nuk po i këqyri ‘Stupcat’ dhe i kërkojë falje Vedatit por ky po i bën shumë konkurrencë”, tha ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat