Grenell lavdëron ambasadorin e ri amerikan në Kosovë

Aktuale

Grenell lavdëron ambasadorin e ri amerikan në Kosovë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 20:20
Richard Grenell

Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po thotë se Jeffrey Hovenier, do të jetë përfaqësues shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kështu u shpreh Grenell, ndërsa reagoi përmes twitter, pas marrjes zyrtarisht të Hovenierit të detyrës së Ambasadorit amerikan në Kosovë.

‘’Jeff do të jetë një përfaqësues shumë i mirë i SHBA-së’’, shkruan Grenell,

Ai riposton edhe cicërimën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me rastin e dorëzimit të detyrës tek Jeffrey Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat