Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar emrat e atyre që sipas tij, lobonin për ndarjen e Kosovës.
Miftari në një postim në facebook, shkruan se, ndarjen e Kosovës e penguan Qeveria Kurti 1, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe deri diku edhe Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti 1 dhe kancelarja Gjermane, Angela Merkel edhe Ramush Haradinaj deri diku, e kundërshtuan ndarjen dhe zhbërjen e Kosovës si shtet, planet e ndarjes dhe shpërbërjes së shtetit të Kosovës po e bënte lobi pro-serb si Bolltoni, Grenelli, Pallmeri, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edi Rama, Vlora Çitaku, Avdullah Hoti.... e qësi zuzar që i deshnin pantollonat zuzarit Grenell 7.6.5.4.3.2.1...!