A do të rriten pagat në vitin 2021, kjo është përgjigja e Kusari-Lilës

Aktuale

A do të rriten pagat në vitin 2021, kjo është përgjigja e Kusari-Lilës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 20:56
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se fillimisht duhet të bëhet ligji për nivelizimin e pagave dhe më pas të rregullohet përfundimisht problemi me pagat në sektorin publik.

Ajo ka qenë e ftuar në “Direkt” ku ndër të tjerash ka thënë se do të bëhet një bazë e mirë e koeficientit.

“Unë preferoj ta quaj ligj për nivelizimin e pagave për arsye se bëhet një bazë e mirëfilltë në aspektin e koeficienteve dhe gjithashtu në bazë të meritave, përvojës së punës, kualifikimeve që sot është totalisht e çakorduar”, ka thënë Kusari-Lila.

Deputetja e VV-së ka shtuar se në komunë rregulli i koeficientit keqpërdorët nga kryetarët e komunave.

“Sot kemi në komuna pozicione të individëve që kanë përgatitje dhe kanë përvojë të punës dhe mbesin me koeficientin pesë ose gjashtë ndërsa të tjerë për shkak të afërsisë me kryetarin e komunës ata vendosen me koeficioentin tetë ose nëntë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Trajtimi i ligjit të pagave do të bëhet në formën përmbajtjesore në bazë të meritës. Gjithashtu duhet të debatohet me sindikatat e sektorit privat”, tha ndër të tjerash Deputetja e VV-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat