Haradinaj i shkon në zyrë Mehajt, tregon arsyen

Aktuale

Haradinaj i shkon në zyrë Mehajt, tregon arsyen

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 10:19
Armend Mehaj dhe Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shkuar sot në zyre Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt.

Për këtë vizitë ka njoftuar vetë Haradinaj, duke publikuar edhe fotografi.

Ai ka treguar se me Mehajn ka biseduar për zhvillimet në ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.

“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.  Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.  Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj.

Image
Ramush Haradinaj dhe Armend Mehaj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat